Business Launch Pad

Business Launch Pad

Hapja e një biznesi të ri është punë e vështirë dhe me rrezik. Ju nuk keni njohuri të shumta se me qka mund të ndesheni gjatë rrugës për të arritur suksesin e dëshiruar. Mbështetja nga personat që kanë kaluar nëpër këto faza është shumë e randësishme.

Inkubatori I biznesit është dizajnuar që të mbështesë dhe përshpejtojë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke I ndimuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndryshme.

Ndërmarrësit e rinj do të aftësohen përmes trajnimeve për zhvillim të biznesit, mbështetjes teknike dhe administrative, këshillave për menaxhim dhe zhvillim të biznesit, çështjeve ligjore, financiare, si dhe qasjes në financa. Çdo vit, inkubatori i biznesit do të mbështesë deri në shtatë biznese të reja.

Kush ka të drejtë të aplikojë për Inkubator të biznesit?

Nëse jeni i ri, entuziast dhe keni një ide biznesi ju mund të aplikoni.

Procesi i aplikimit - Guida hapë pasi hapi 

Hapi i parë

Shkarkoni dhe plotësoni aplikacionin nga web-faqja e Fondacionit MDA -  Për ta shkarkuar aplikacionin klikoni këtu.

Hapi i dytë

 

Aplikacionet do të pranohen dhe shqyrtohen nga paneli i Fondacionit MDA.

 

Hapi i tretë

 

Prezentmi i idesë suaj të biznesit para një paneli / komisioni ekspertësh me tre anëtar, duke përfshirë përfaqësuesin nga Fondacioni MDA, dhe dy sipërmarrës të sukseshëm. Prezantimet do te zhvillohen në shtatë qendrat kryesore te Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan për të vlerësuar prezantimet e ideve për biznes nga aplikuesit e zgjedhur.

 

Hapi i katërt

 

Ndërmarrësit e sukseshëm do të marrin pjesë në kampin për zhvillimin e aftësive të biznesit në një trajnim 1 javor. Sipërmarrësit e rinjë do të kenë rastin të tregojnë potencialin e tyre për udhëheqje te bizneseve të suksesshme

 

Hapi i pestë

 

Selektimi i kandidatëve si dhe njoftimi i kandidatëve të përzgjedhur për pranimin e tyre. Varësisht nga planet e biznesit, dhe përgaditja e sipërmarrësit, paneli do të bëjë përzgjedhjen e shtatë (7) ideve më të mira për inkubator të biznesit.