Një plan marketingu ndoshta nuk është në krye të listës të ndërmarrësi të ri, por ky duhet të jetë. Derisa një plan biznesi ju ndihmon të krijoni një hartë për ndërmarrjen tuaj, një plan marketingu ju ndihmon të kuptoni se si të arrini deri te qëllimi që caktoni për kompaninë tuaj në planin e biznesit. Plani i marketingut detajon hapat e nevojshëm në rrugëtimin e arritjes deri te konsumatori juaj dhe krijimi i një marrëdhënie me të.

“Gjeja më e rëndësishme që një ndërmarrje e vogël duhet të përfshijë në planin e marketingut është njohuria e qartë e konsumatorëve dhe konkurrentëve të saj” – thotë Robert Thomas, profesor i marketingut në shkollën e Biznesit McDonough në Universitetin Georgetown.

Edhe pse një plan marketingu mund të jetë formal dhe informal, ai të paktën duhet të përfshijë përshkrimin e konsumatorëve tuaj, ku ata marrin informatat dhe si mund të arrihen ata. Thomas thotë se për të zhvilluar një plan marketingu të suksesshëm nevojiten katër detyra specifike:

Pse konsumatoret potencial do të ju interesonte për kompaninë tuaj?

Më specifikisht, cili është thelbi i nevojës që produkti apo shërbimi juaj duhet të përmbushë? A është që të përmbushë nevojën që konsumatorët tuaj kanë gjatë ditës apo t’ua lehtësojë atyre aktivitetet ditore? Ta bëjnë punën e tyre në mënyrë me efektive? Të respektohen dhe të admirohen nga shoqëria e tyre? Oferta juaj duhet të dizejnohet në mënyrë që të përmbushë nevojat e konsumatorëve më mirë se produktet apo shërbimet e konkurrentëve tuaj.

Cilët janë konsumatorët që ju synoni?

Ekzistojnë një numër i madh i konsumatorëve potencialë në shumicën e tregjeve, por për një sukses më të madh dhe më të shpejtë, një ndërmarrje e vogël duhet të studiojë tregun në mënyrë që të përcaktojë karakteristikat e klientëve të tyre të synuar. Konsumatorët e synuar duhet të përshkruhen në mënyrë të detajuar. Duke bërë këtë, një biznes zhvillon një pasqyrë të qartë të parashikimeve të shitjeve dhe atyre financiare.

Kush janë konkurentët tuaj kryesorë?

Ekziston gjithmonë një konkurrent. Mos e bëni asnjëherë gabimin për të menduar se nuk ekziston. Ndërmarrje të vogla rallëherë marrin kohë për të hulumtuar konkurrentët e tyre në mënyrë të tërthortë. Por ju duhet ta kuptoni se kë keni konkurrent, cilat janë përparësitë e tyre konkurruese dhe si i përgjigjen ata ofertave tuaja (ulje të çmimeve, ngritjen e komunikimit, etj.).

Çfarë e bën brendin tuaj të veçantë?

Përfundimisht, brendi juaj dhe ajo çka ai simbolizon për konsumatorët tuaj është përparësia juaj konkurruese. Ju duhet të jeni në gjendje të shkruani në një fjali të thjeshtë dhe të qartë se si do të përmbushni nevojat e konsumatorëve dhe të fitoni kundër konkurrencës. Deklaratat e pozicionit më të mirë janë ato që përqëndrohen në nevojat e konsumatorëve të synuar.

Cilat kanale të marketingut duhet ti përdorni?

Derisa këto hapa janë një pikënisje e mirë, ndërmarrjet duhet të përfshijnë kanale të shumta në planin e tyre të marketingut. Disa nga kanalet më të suksesshme bizneset e sotme përfshijnë:

Marketingut digjital

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme dhe esenciale e planit të marketingut të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe mundësitë që Facebook, Twitter, Google+, LinkedIn dhe rrjetet tjera ofrojnë janë duke humbur. Edhe pse koncepti i marketingut mund t’i hutojë pronarët e ndërmarrjeve të vogla, procesi i tyre nuk duhet të jetë sfidë, për shkak se shërbime dhe kompani po themelohen në vazhdimësi.

Brett Farmiloe, themelues i kompanisë së marketingut digjital Markitors, këshillon ndërmarrjet start-up të përdorin rrjetet sociale për t’u njohur me konsumatorët e tyre.

“Kuptoni se ku shpenzojnë kohën konsumatorët tuaj dhe fokusohuni në ato platforma,” ka thënë Farmiloe për Business News Daily. “Zhvilloni strategji të përmbajtjes që mund të implementohet nga brenda kompanisë dhe pastaj ekzekutoni atë duke postuar përmbajtje specifike në platformat e përzgjedhura. Derisa këto tri hapa janë kyç, ajo që është esenciale është përcaktimi nëse konsumatorët tuaj janë në ato platforma.”

E-mail marketing

Edhe pse marketingu përmes email-it si koncept nuk është i ri sikur rrjetet sociale, është një mënyrë efektive dhe zgjedhje e preferuar për shumë ndërmarrje të vogla. Ndërmarrjet mund të implementojnë teknika të ndryshme të marketingut përmes emailit duke përfshirë, buletine, fushata promocionale dhe email-a transaksioni. Kompanitë sikur MailChimp dhe Constant Contact e bëjnë më të lehtë për ndërmarrjet e vogla të menaxhojnë fushatat e tyre të emailave.

Farmiloe thekson se ndërmarrjet mund të dallojnë fushata të tyre të emailin duke segmentuar tregun e tyre. “Jo të gjithë abonuesit dëshirojnë të pranojn emailin e njejtë” thotë Farmiloe. “Menaxhuesit e mençur të fushatave të marketingut marrin kohën e tyre për të segmentuar abonuesit në fillim, dhe pastaj vazhdojn segmentimin bazuar në aktivitetet e abonuesve. Përmes segmentimit, kompanitë mund të reduktojnë numrin e shkëputjeve të abonimeve, të rrisin numrin e hapjeve të email-ave dhe ajo që është më e rëndesishme, të rrisin numrin e aksioneve të ndërmarrë nga email-at e dërguar.”

Marketingu mobil

Populariteti i telefonave të mençura dhe tabletave ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës se si ndërmarrjet targetojnë konsumatorët e tyre. Si rezultat, ndërmarrjet kërkojnë të implementojnë strategjitë që do të arrijnë tek konsumatorët në pajisjet e tyre.

Marketingu mobil nuk duhet konsideruar vetëm si vazhdim i marketingut përmes e-mailës apo marketingut digjital. Shumë konsumatorë kanë pajisje mobile në vete gjatë gjithë kohës, sms dhe njoftimet e dërguara do të shihen nga ta gati në çdo kohë.

“Marketingu mobile është ndërprerës,” thotë Farmiloe. “Pikërisht për arsye të kësaj fuqie që ka kjo metodë, që ekspertët e marketingut duhet të lejojnë konsumatorin të vendos kur dhe si pranon material reklamues. Për këtë arsye çdo aplikacion mobil vjen me mundësinë për të ndalur apo ndezur njoftimet.”

Për të optimizuar prezencen tuaj me marketing mobil, në mënyrë të kujdesshme konsideroni si dhe në çfarë kohe do të arrini konsumatorët tuaj që përdorin pajisje mobile. Jeni të ndjeshëm për atë se kur dhe pse përdorin telefonat e tyre të mençur dhe ofroni informata që janë përkatës me situatën e tyre.

Hapat e mëtutjeshëm

Në moment që janë identifikuar strategjitë për çdo kanal, ju duhet të kuptoni strategjinë tuaj. Sa jeni të gatshëm të shpenzoni në çdo kanal? Cili është rezultati që ju prisni të shihni? Cilat detyra ju duhet të përmbushni në çdo hap të procesit? Krijimi i një liste të buxheteve, qëllimeve dhe veprimeve, me personelin adekuat dhe të kualifikuar për çdo detyrë për të arritur qëllimin e planit të marketingut dhe për ta bërë atë realitet.

Është poashtu e rëndësishme që të vendosni paraprakisht se si do të bëni matjen e suksesit të strategjisë së marketingut që ju implementoni. Çfarë shpresoni të arrini, rritjen e shitjes apo rritjen e trafikut në uebfaqen tuaj, apo të rritni numrin e kontakteve? Vendosni pika matëse për çdo 6 muaj për secilin kanal të marketingut dhe krahasoni rezultatet me ato paraprake dhe me pritjet e juaj.

Nëse kanalet e përdorura nuk performojnë sipas pritjeve, ekzaminoni arsyet e mos performimit dhe vlerësoni mundësitë e braktisjes së tyre apo nëse është nevoja të shtoni resurse për çdo kanal. Nëse përpjektjet e juaja kanë rënë negativisht si resultat i dështimit të kuptoni audiencën tuaj atëherë kthehuni në fillim të procesit.

Mundësia e mirë për të arritur deri te ajo që të kuptoni audiencën tuaj është duke përdorë një pyetësor përmes email-it rreth shprehive të tyre në rrjetet sociale në shkëmbim për zbritje apo kupona për shërbime apo produktet tuaja. Ky pyetësor mund të ju befasoj për të mirë në atë që të mësoni rreth marrëdhëniesë me konsumatorët tuaj dhe përpjekjeve tuaja të marketingut.