Çdo vit, një numër i madh i njerëzve e ndërrmarrin hapi dhe fillojnë ndërrmarjen e tyre. Ky hap kërkon angazhim të madh dhe shpeshherë rezulton në dështim. Por për ata që mbijetojnë, shpërblimet e ndërmarrësisë janë me vlerë për sfidat me të cilat përblleni në rrugëtimin për sukses.

Besoni se jeni të gatshëm të filloni biznesin tuaj të parë? Më poshtë mund të lexoni një udhëzues për atë se çfare duhet të bëni në këtë rrugëtim.

Shtjelloni ide

Çdo ndërmarrje fillon me një ide. Ndoshta kjo ide është diçka për të cilën ju keni shumë njohuri apo për të cilën keni pasion të madh, ose ndoshta keni gjetur mënyrën për të plotësuar një kërkesë të tregut. Kudo që qëndron interesi juaj, është pothuajse e garantuar që idenë tuaj ju mund ta shndërroni në biznes.

Bizneset nuk fillojnë me një ide të thjeshtë!

Një mundësi tjetër për një ndërmarrje është hapja e një përfaqësie të një ndërmarrjeje të suksesshme. Nëse ju përzgjidhni këtë rrugë të ndërrmarësisë, atëherë shumë punë është përfunduar për ju. Koncepti, përcjellja e brendit dhe modeli i biznesi vetëm se janë të themeluar, gjithçka që ju duhet të bëni është të siguroni një lokacion të përshtatshëm për përfaqësinë dhe të siguroni fonde të mjaftueshme për të operuar si biznes.

Në momentin kur ju keni i keni të kufizuara idetë tuaja në një apo dy, ju duhet të bëni një hulumtim të shkurtër për ide apo biznese të cilët operojnë në industrinë e të cilën ju synoni të futeni. Mësoni për mënyrën se si brendet në këtë lëmi funksionojnë dhe zbuloni si mund të bëni gjërat më ndryshe apo më mirë. Nëse mendoni që ndërmarrja juaj mund të ofrojë diçka që ndërmarrjet tjera nuk mund të ofrojnë (ose të ofroni gjënë e njejtë por shumë më shpejt ose me lirë), atëherë ju keni një ide solide dhe jeni të gatshëm për të hartuar një plan biznesi.

David Silverstein, një konsulent biznesi dhe drejtor ekzekutiv i ndërmarrjes konsulente BMGI, paralajmëron ndërmarrësit e rinj që të kenë kujdes në themelimin e ndërmarrjes sa për të qenë pronar i një ndërmarrjeje. Ai thotë se nevojitet një biznes model i fortë, e jo vetëm një ide biznesi.

“Bizneset nuk fillojnë me një ide të thjeshtë” thotë Silverstein. “ Ato fillojnë me probleme që biznesi mund të zgjidhë apo me mundësi për të bërë diçka më mirë.” Duhet të njihni zgjidhjen dhe konsumatorin tuaj në të gjitha aspektet. Sigurohuni që jeni të apasionuar pas asaj që ju themeloni sepse do të shpenzoni gjithë kohën tuaj me atë”.

Hartimi i planit të biznesit

Pasi të keni idenë tuaj, është koha t’i bëni vetës disa pyetjeve shumë të rëndësishme. Cili është qëllimi i biznesit tuaj? Kujt i shitni produktet apo shërbimet tuaja? Cilat janë qëllimet tuaja përfundimtare? Në çfarë mënyrë do të financoni kostot tuaja fillestare? Të gjitha këto pyetje mund të përgjigjen me një biznes plan të hartuar në mënyrë adekuate.

 

Biznes plani ndihmon në të kuptoni se ku është duke shkuar ndërmarrja juaj, si do të tejkalojë sfidat që paraqiten dhe çka nevojitet për ta mbështetur biznesin tuaj. Këto janë disa elemente bazike që një plan biznesi duhet t’i ketë.

  • Çka është ndërmarrja juaj dhe si do t’i arrini qëllimet tuaja.
  • Cilët janë qëllimet tuaja (të përshkruar në mënyrë tërthore) dhe si do të plotësoni nevojat e tregut.
  • Hulumtimi i tregut të synuar
  • Oraganizimi dhe menaxhimi i ndërmarrjes suaj.
  • Linja e shërbimeve apo produkteve tuaja, duke përfshirë të drejtën e autorit dhe aktivitetet e hulumtimit dhe zhvillimit.
  • Strategjitë e depërtimit në treg dhe rritjes
  • Kalkulimet e kostove dhe kërkesës për financim (në rast se ju nevojitet asistencë financiare)

Për një udhëzues më të tërthortë rreth shkrimit të një biznes plani klikoni këtu.

Vlerësimi i financave tuaja

Themelimi i një biznesi ka koston e vet, prandaj ju duhet të përcaktoni mënyrën e mbulimit financiar. A keni mjete të mjaftueshme për të financuar biznesin tuaj, apo keni nevojë për hua? Nëse planifikoni që biznesi juaj të ketë punë me orar të plotë, atëherë është e mençur të pritni derisa të keni mjete të mjaftueshme për të mbështetur veten tuaj financiarisht para se biznesi juaj të jetë fitimprurës.

Derisa shumë ndërmarrës investojnë paranë e tyre në kompaninë e tyre të re, është shumë e mundshme që do t’ju nevojitet asistencë financiare, varësisht nga lloji i biznesit që themeloni. Kreditë janë pikënisje e mirë, por jo gjithmonë është lehtë të sigurohet. Nëse ju nuk mund të siguroni një kredi bankare, atëherë alternativë tjetër mund të jenë edhe fondet shtetërore për biznese të vogla apo edhë institucionet mikro-financiare.

Mënyrë tjetër për të siguruar financim të biznesit janë edhe investitorët engjëj të cilët bëjnë investim të kapitalit të tyre në biznesit tuaj për një përqindje të biznesit. Për të kuptuar mënyrën e sigurimit të investimeve nga ana e investitorëve engjëj klikoni këtu.

Përcaktimi i strukturës ligjore të ndërmarrjes suaj

Para se të regjistroni kompaninë tuaj, ju duhet të përcaktoni se çfarë entiteti është. Struktura ligjore e kompanisë tuaj afekton të gjitha nga mënyrë e deklarimit të taksave e deri në përgjegjësit ligjore nëse diçka nuk shkon në rregull.

Nëse ndërmarrja që ju filloni është në pronësi të plotë nga ana juaj dhe ju jeni person përgjegjës për të gjitha borxhe dhe obligime, atëherë biznesin tuaj e regjistroni si biznes individual. Një partneritet, siç nënkupton edhe vet emri, nënkupton se dy apo më shumë persona janë përgjegjës si pronar të biznesit.

Nëse dëshironi të ndani përgjegjësinë personal nga ajo e ndërmarrjes, ju mund të konsideroni të krijoni një korporatë. Kjo e bën ndërmarrjen një entitet të veçantë nga pronarët e saj dhe si pasojë korporata mund të ketë në pronësi prona, marrë përsipër përgjegjësi, paguajë taksa, të hyjë në kontrata, të padisë dhe të paditet si çdo individ tjetër i pavarur nga pronarët.

Një nga strukturat më të shpeshta për ndërmarrjet e vogla është kompani me përgjegjësi të kufizuara (LLC). Kjo strukturë hibride e ka mbrojtjen ligjore të një korporate derisa lejon për benefitet e taksave të një partneriteti. Çdo ndërmarrje mund të formojë një LLC, përveç ndërmarrjeve në banka, sigurime dhe disa tjera me shërbime specifike profesionale.

Në fund të fundit, varet nga ju për të përcaktuar se cili lloj i subjektit është më i mirë për nevojat tuaja të tanishme dhe objektivat për të ardhmen e biznesit tuaj.

Regjistrimi i biznesit tuaj

Për t’u bërë një ndërmarrje zyrtare, ju duhet ta regjistroni biznesin në Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). ARBK bën regjistrimin e të gjitha bizneseve të reja, ndryshimet e të dhënave të biznesit, shuarjen e biznesit, lëshimin e certifikatës për regjistrim me numrin fiskal, certifikaten e tatimit mbi vlerën e shtuar, certifikatën e export- importit , ofron informacionet si dhe formularët falas.

Në ARBK regjistrohen këto lloje të bizneseve: Biznese Individuale, Ortakëri të përgjithshme, Shoqëri Komandite, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, Shoqëri aksionare, Kompani të huaj, Ndërmarrje shoqërore, Ndërmarrje publike dhe Kooperativa bujqësore.

Një aplikim mund të bëhet në çdo qendër komunale të ARBK-së, varësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin. Lista e qendrave komunale është e publikuar në këtë faqe zyrtare të internetit të ARBK-së (www.arbk.org).

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit i cili po ashtu mund te shkarkohet nga uebfaqja e ARBK-së, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në mënyrë fizike në qendrën ku ju regjistroni biznesin tuaj. Formulari duhet të përcillet nga të gjitha dokumentet e nevojshme siç janë dokumentet e identifikimit, marrëveshjet dhe autorizimet e duhura në rast se ju keni vendosur për të themeluar shoqëri me përgjegjësi të kufizuara etj.

Çdo person i cili i nënshtrohet çfarëdo lloj tatimi të administruar nga Administrata Tatimore obligohet të regjistrohet në ATK dhe të marrë një Numër Fiskal para se të angazhohet në ndonjë veprimtari ekonomike, regjistrim ky i cili bëhet falas.

Krijoni ekipin tuaj

Përveç se nëse vendosni të jeni pronar i vetëm dhe staf i vetëm në ndërmarrjen tuaj, ju duhet të punësoni një ekip të shkëlqyeshëm për të ngritur kompaninë tuaj. Ndërmarrësit duhet të fokusohen me të njejtën vëmendje në elementin njerëz të ndërmarrjeve të tyre sikur fokusohen në produktin dhe shërbimin e tyre.

Joe Zawadzki, CEO dhe themelues i MediaMath, thotë se “ndërmarrësit fillestarë kanë tendencë të fokusohen në produktin dhe tregun e tyre.” “Ky element është kritikë, por produkti apo shërbimi juaj është i krijuar nga njerëzit.” “Identifikimi i ekipit themelues, të kuptuarit e hapësirave dhe vendimi se si dhe kur duhet t’u adresohemi atyre duhet të jetë prioriter primar për ju” thotë Zawadzki. “Të kuptuarit se si ekipi bashkpunon ndërmjet veti është po aq e rëndësishme” vazhdon ai. “Definimi i roleve dhe përgjegjësisë, ndarja e punës, si të jepet feedback, ose si të punojnë bashkarisht kur ata nuk janë të gjithë në të njejtin ambient do t’ju kursejë kokëdhimbje të madhe” përfundon Zawadzki.

Krijoni brendin tuaj dhe reklamojeni atë

Një ide e mirë për një biznes startues nuk mund të ketë sukses nëse njerëzit nuk dinë për të. Derisa ekziston një vlerë e madhe në reklamimin përmes fjalës së gojës, nevoja për një investim më të madh në promovimin e ndërmarrjes suaj është më se e rëndësishme. Parase të filloni me shitjen e produktit apo shërbimit tuaj, ju duhet të ngritni brendin tuaj dhe të krijoni një rrjet të përcjellësve në mënyrë që të keni një njohje të brendit tuaj në momentin kur ju hapni dyert e ndërmarrjes suaj.

Një uebfaqe dhe profilet në rrjetet sociale janë elementet mëse të nevojshme për çdo ndërmarrje të vogël. Krijoni një logo e cila do të ju ndihmojë të identifikoheni si brend dhe jini konsistent në përdorimin e identitetit të kompanisë suaj në të gjitha platformat ku ju jeni prezent.

Përdorni rrjetet sociale për të shpërndarë fjalën rreth kompanisë suaj. Ju mund të përdorni ato edhe si mjet promovues duke shpërndarë kupona dhe oferta me zbritje për përcjellësit tuaj në momentin që ju filloni aktivitetin tuaj biznesor. Kini kujdes që t’i azhurnoni këto platforma në vazhdimësi me material relevant dhe interesant rreth biznesit tuaj dhe industrisë në të cilën operoni në përgjithësi.

Rritni biznesin tuaj

Nisja juaj dhe shitja juaj e parë janë vetëm fillimi i detyrës suaj si ndërmarrës. Në mënyrë që të gjeneroni fitime dhe të mbijetoni atëherë ju duhet të që në mënyrë të vazhdueshme të rritni biznesin tuaj. Kjo do të marrë kohë dhe angazhim, por juve do t’ju rikthehet ajo që investoni në ndërmarrjen tuaj.

Bashkëpunimi me brende të përforcuara në industinë tuaj është një mënyrë e mirë për të arritur rritjen e biznesit tuaj. Kërkoni nga kompanitë e tjera ose edhe nga bloger me influencë dhe kërkoni promovim nga ta në këmbim të produkteve apo shërbimeve tuaja falas. Bëni partneritet me organizata bamirëse ose punë vullnetare në emër të ndërmarrjes suaj në mënyrë që të promovoni ndërmarrjen tuaj. Ekzistojnë një numër i madh i mjeteve teknologjike që mund t’ju ndihmojnë në ngritjen e biznesit tuaj.

Nisja e një biznesi është një ndërmarrje e rrezikshme dhe plotë sfida, por të armatosur me mjetet dhe informatat e duhura ju mund të vendosni vetën tuaj në rrugën drejt suksesit të ndërmarrësisë.