“Të jesh ndërmarrës i mirë nuk do të thotë vetëm të kesh ide, por edhe t’i realizosh ato” - Scott Belsky
9 May, 2017

08:00 – 17:00

E Hënë - E Premte

Perandori Justinian,

Prishtinë, XK 10000

+381 (0) 38 220 041

Promovimi i përgjegjësisë shoqërore të korporatave

SFIDA

Të pakta janë rastet kur fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me dëmtime të rënda e të shumëfishta u ofrohet mundësia që të argëtohen jashtë ambienteve familjare e shkollore dhe të socializohen me botën që i rrethon.

Promovimi i përgjegjësisë shoqërore të korporatave synon të tërheq vëmendjen tek sektori privat në mënyrë që të kontribojmë në zhvilimin socio – ekonomik të Kosovës duke e bërë përgjegjësinë shoqërore pjesë thelbësore të procesit të krijimit të pasurisë.

ZGJIDHJA

Krijimi i fondit për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave që t’ju mundësohet bizneseve që të dhurojnë fonde për projektet e shoqërisë. Fondacioni MDA ka planifikuar dhe zbatuarkëto projekte në mënyrë që të promovojë marrëdhënje të mira me të gjithë partnerët / donatorët privat.

Blerina Halilaj, psikologe në Qendrën Burimore për Këshillim dhe Mësim “Përparimi” punon me fëmijët me aftësi të kufizuara, me dëmtime të rënda dhe të shumëfishta. Ajo thotë se aktivitetet e ngjashme si ato të organizuara nga MDA dhe Jetë o Jetë u ndihmojnë fëmijëve të socializohen me ambiente tjera përveç shkollës si dhe të mësojnë duke prekur shumë gjëra.

“Në këtë mënyrë atyre u zhvillohen edhe aftësitë e adaptimit dhe socializimit. Synimi ynë është që të punojmë në pavarësimin dhe edukimin e tyre në mënyrë që në të ardhmën ata të jenë të pavarur , të paktën për nevojat e tyre. Ne si shkollë kemi aktivitetet tona, por po mundohemi që përmes bashkëpunëtorëve të jashtëm siç është MDA dhe Jetë o Jetë t’i argëtojmë fëmijët edhe në forma tjera”, shprehet psikologja Blerina Halilaj.

REZULTATI

Që nga viti 2012, MDA në kuadër të programit CSR (Përgjegjësia Sociale e Korporatave)organizon aktivitete të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore në vend. Parim kryesor i programit është që përmes aktiviteteve të ndryshme, siç ishin aktivitetett e organizuara me fëmijët e Down

Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve, të ndërtohet një shoqëri më e mirë.Fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve kanë nevojë për më shumë kujdes dhe dashuri nga ana jonë, prandaj përmes këtyre aktiviteteve, Fondacioni MDA u mundua që t’u ofrojmë atyre jo vetëm aktivitete argëtuese, edukative, shoqërore, por edhe shumë dashuri.

Gjatë vitit 2015, janë realizuar 24 aktivitete të ndryshme ku përfshihen fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Këto aktivitete përfshijnë vizita në kinema, teatër, lojëra sportive, pikniqe etj.

Top