“Të jesh ndërmarrës i mirë nuk do të thotë vetëm të kesh ide, por edhe t’i realizosh ato” - Scott Belsky
9 May, 2017

08:00 – 17:00

E Hënë - E Premte

Perandori Justinian,

Prishtinë, XK 10000

+381 (0) 38 220 041

Përgatitja e studentëve të UP-së për tregun e punës

SFIDA

Studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë studimeve kanë nevojë për ndihmë që në pikat kritike të jetës së tyre të marrin vendime të drejta lidhur me të ardhmën e tyre profesionale.

Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës ka synim që të bëhet model i qëndrueshëm i biznesit për ofrimin e shërbimeve për ndërmjetësim në punësim, teksa po promovon edhe bashkëpunimin ndërmjet QZHK-së dhe kompanive private, të cilat në kuadër të programit CSR nxisin orientimin dhe mbështetjen e studentëve në përcaktimin e karrierës.

QZhK ka resurse të kufizuara financiare dhe njerëzore prandaj ka nevojë për përkrahje.

ZGJIDHJA

918 studentë të Universitetit të Prishtinës, prej të cilëve 37 të nivelit master, kanë shfrytëzuar mundësinë për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të caktuara, duke u bërë pjesë e ligjëratave falas të ofruara nga ekspertët e Fondacionit MDA.

Ligjëratat e mbajtuara gjatë vitit 2015 në kuadër të programit CSR, kanë trajtuar tema mjaft të rëndësishme për studentët si përgatitja e CV-së dhe letrës së motivimit, zhvillimi i aftësive të prezentimit, të menduarit kreativ, negociimi dhe menaxhimi i kohës.

Ligjëratat janë organizuar në bashkëpunim me Qendrën pwr Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin e Prishtinës dhe organizatat studentore, të cilat kanë propozuar temat e ligjëratave, bazuar në nevojat dhe kërkesat e studentëve. Sipas një studimi hulumtues të bërë nga MDA rezulton se rreth 22 përqind e pjesëmarrësve në këto ligjërata janë punësuar, rreth 6 përqind janë duke mbajtur praktikë ndërsa rreth 72 përqind janë të papunë.

Albina Leci, studente e vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik ka marrë pjesë në dy ligjërata. Ajothotë se ekspertët e MDA-së kanë qenë shumë të qartë në dhënien e mesazheve, ndërsa përmbajtjen e ligjëratave e vlerëson tepër informuese dhe të dobishme.

“Tani unë e kam më të qartë se CV-ja është elementi kryesor për zhvillim të karrierës. Gjithashtu e kam kuptuar se vetëm një CV e përgatitur mirë dhe në mënyrë specifike për vendin e punës për të cilin dua të aplikoj, mund ta bind punëdhënësin se një kandidate si unë, e meriton t’i ofrohet mundësia për t’u intervistuar për punë dhe eventualisht për t’u punësuar”, shprehet Albina.

Ndërsa Shqipërim Godemi, student në master në Fakultetin Filozofik – Shkenca Politike, thotë se në saje të ligjëratave të ofruara nga ekspertët e MDA-së ka zhvilluar praktika të reja të prezentimit.

“Ligjërata ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Përveҫ që kam mësuar më shumë për aftësitë e prezentimit, më ka ndihmuar gjithashtu në ngritjen e vetëbesimit. Si student kam ngurruar gjithnjë të paraqitem në prezentime, por tani nuk hezitoj për gjëra të tilla. Ajo që do të doja unë, është që ligjërata të tilla të ketë në vazhdimësi, por njëkohësisht të ketë edhe më shumë interaktivitet, në mënyrë që studentët të mos ngurrojnë të marrin fjalën gjatë bashkëbisedimit me ligjëruesin apo publikun”, thekson Shqipërimi.

Ndërsa ligjërata për menaxhimin e kohës e ka mësuar Hilmi Vardarin, student në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si të identifikojë grackat e humbjes së kohës dhe si të planifikojë kohën në mënyrë më efektive.

“Ligjërata ka qenë shumë interesante. Më ka bërë ta kuptoj më mirë se koha është resursi ynë më i vlefshëm dhe ajo duhet të shfrytëzohet në mënyrë sa më të arsyeshme, qoftë tani gjatë studimeve, por edhe në të ardhmën kur të punësohemi”, shprehet Hilmiu.

Gjatë zgjedhjes së shtegut të karrierës, individët mund të kenë mungesë të vetëdijësimit. Zakonisht ata nuk janë në gjendje të vlerësojnë me saktësi çka ju pëlqen dhe çka nuk ju pëlqen, nuk janë në gjendje të vlerësojnë përparësitë dhe dobësitë e tyre, nuk janë të informuar mjaftueshëm në lidhje me profesionet dhe kanë mungesë të kapacitetit për vendimmarrje racionale. Prandaj ligjëratat e mbajtura nga ekspertët e MDA-së u kanë shërbyer pjesëmarrësve që të identifikojnë objektivat e tyre dhe të planifikojnë më mirë të ardhmën.

Sipas Shkumbin Tafilaj, këshilltar për zhvillim të karrierës në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ligjëratat e MDA-së me karakter edukimin dhe këshillimin në karrierë janë treguar mjaft të suksesshme.

“Rezultatet kanë qenë evidente dhe kanë zgjuar nxitjen profesionale rreth temave që janë trajtuar, të cilat janë përkthyer në rezultate konkrete, aplikime të suksesshme në programe të punës praktike, programe ekstra kurrikulare, etj. Temat e  trajtuara korrespondojnë me nevojat e tregut të punës dhe kontribuojnë në zhvillimin e shkathtësive të buta dhe qasjen profesionale në tregun e punës të studentëve dhe të diplomuarve të UP-së. Meqë numri i studentëve dhe të diplomuarve në Universitetin “Hasan Prishtina” është i lartë, nevoja për sesione këshillimi në grup është e madhe dhe ligjëratat kanë ushtruar një rol të rëndësishëm në mbulimin e kësaj komponente”, vlerëson Shkumbin Tafilaj.

Zhvillimi i karrierës është një proces i përjetshëm që përfshin menaxhimin e të mësuarit, punës dhe tranzicionit për të avancuar drejt një të ardhmeje të përcaktuar individuale të zhvilluar përmes këshillimit dhe orientimit në karrierë. Qendra për Zhvillim të Karrierës që funksionon në kuadër të Universitetit të Prishtinës shfaq shpresën që MDA në kuadër të programit të saj CSR të vazhdojë të ndihmojë studentët në këtë drejtim.

REZULTATI

  • Mbi 10,000 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë ndjekur trajnimet e rregullta të realizuara nga MDA pa pagesë për studentët në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2006.
  • Vetëm në vitin 2015, 918 studentë të Universitetit të Prishtinës, prej të cilëve 37 të nivelit master, kanë shfrytëzuar mundësinë për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të caktuara, duke u bërë pjesë e ligjëratave falas të ofruara nga ekspertët e Fondacionit MDA.
  • Sipas një studimi hulumtues të bërë nga MDA rezulton se rreth 22 përqind e pjesëmarrësve në këto ligjërata janë punësuar, rreth 6 përqind janë duke mbajtur praktikë ndërsa rreth 72 përqind janë të papunë.
Top