“Të jesh ndërmarrës i mirë nuk do të thotë vetëm të kesh ide, por edhe t’i realizosh ato” - Scott Belsky
9 May, 2017

08:00 – 17:00

E Hënë - E Premte

Perandori Justinian,

Prishtinë, XK 10000

+381 (0) 38 220 041

Fuqizimi i përfshirjes sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë

SFIDA

Grupet e margjinalizuara shpehëherë mbeten jashtë zhvillimeve shoqërore dhe kanë qasje të kufizuar në aktivitete ekonomike dhe sociale. Poashtu, këto grupe vuajnë nga mungesa e vendeve të punës dhe nuk kanë kushtet e nevojshme për t’u inkuadruar në aktivitete që gjenerojnë të hyra vetanake.

ZGJIDHJA

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë (Strengthening social inclusion and economic empowerment of marginalized groups in Mitrovice/a)” është funksionalizuar ndërmarrja sociale, që do të bëjë grumbullimin dhe paketimin e materialeve recikluese si PET, plastikë, kanaqe alumini, najlon etj. Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ndërsa po realizohet nga Fondacioni MDA dhe Danish Refugee Council (DRC).

Ndërmarrja sociale do të jetë në mbikëqyrjen e Agjencisë Rajonale për Zhvillim – Veri (RDA North), ndërsa janë përzgjedhur edhe dhjetë pjesëtarët e parë të komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptas që do të mund t’i shesin materialet e riciklueshme në këtë ndërmarrje. Për ta bërë punën e tyre më të lehtë, për të sigurtë dhe më të suksesshme, projekti ka financuar blerjen e triçikletave dhe mbetjeve mbrojtëse për punë, si dhe ka organizuar trajnimin për mbrojtje dhe siguri në punë.

Ndarja e tricikletave dhe materialeve tjera të nevojshme për pune është bërë në praninë e drejtorit për për zhvillim ekonomik në komunën e Mitrovicës Jugore, Nasuf Aliu, drejtoreshës së Agjencionit Rajonal për Zhvillim – Veri, Rreze Duli, menaxheres së projektit në kuadër të DRS-së, Sibylle Aebi dhe menaxherit të projektit nga Fondacioni MDA, Robert Fejzullahu.

Projekti do të vazhdoj deri në mars të vitit 2016, me ç’rast do të bëhet edhe shpërndarja e 40 tricikletave tjera për 40 punëtorët tjerë që do të angazhohen në grumbullimin e materialeve të riciklueshme në Mitrovicë. Komuna e Mitrovicës Jugore dhe kompania rajonale për pastrim “Uniteti” si mbështetëse të riciklimit të mbeturinave dhe zvogëlimit të sasisë së mbeturinave që hudhen në deponinë rajonale kanë mbështetur poashtu këtë projekt.

Ndër të tjera, do të punohet me komunitetit për të ngritur vetëdijen e qytetarëve të Mitrovicës për rritjen e numrit të njerëzve që riciklojnë mbeturina, duke ndihmuar kështu një komunitet të margjinalizuar siç është RAE për të siguruar të hyra financiare për familjet e tyre.

REZULTATI

  • Funksionalizimi i ndërmarrjes sociale, që do të bëjë grumbullimin dhe paketimin e materialeve recikluese si PET, plastikë, kanaqe alumini, najlon etj.
  • Krijimi i kushteve që grupet e margjinalizuara të kontribojnë në zhvillim ekonomik dhe mbrotje të ambientit.
  • Punësimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të qëndrueshme që gjenerojnë të hyra vetanake për familjet e tyre.
  • Përmirësimi i njohurive dhe vetëdijes për ruajtjen e ambientit pranë qytetarëve, institucioneve private dhe publike në komunën e Mitrovicës.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të RDA North për të ofruar shërbime këshilluese të biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Top