“Të jesh ndërmarrës i mirë nuk do të thotë vetëm të kesh ide, por edhe t’i realizosh ato” - Scott Belsky
9 May, 2017

08:00 – 17:00

E Hënë - E Premte

Perandori Justinian,

Prishtinë, XK 10000

+381 (0) 38 220 041

AD BOX

SFIDA

Sipas pronarëve kompania Ad Box është menduar që të ofrojë një shërbim që ekziston në të gjithë botën, por që ende nuk ka filluar të jetë i pranishëm edhe në Kosovë.

Përmes shërbimeve të Ad Box-it minimizohet humbja e faturave dhe letrave të ndryshme që sjellën nga postieri te banorët. “Për më tepër, hapësira reklamuese do t’i mundësojë qytetarit që të informohet për ndonjë shërbim apo produkt tjetër që i nevojitet”, shton Fisnik Sopi bashkë pronar i kompanisë.

ZGJIDHJA

Fondacioni MDA në maj të vitit 2013 i hapi dyert për kompaninë Ad Box e cila tashmë ka nisur të zhvillojë aktivitetin në komunën e Prishtinës dhe po planifikon që të zgjerohet edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Ideja e Agon Pajazitit dhe Fisnik Sopit ishte një ndër propozimet më të pëlqyera nga paneli i Fondacionit të MDA-së. Këta dy ndërmarrës të rinj nga Prishtina, me ndihmën e Fondacionit, idenë e tyre kanë arritur ta shndërrojnë në një biznes premtues.

Kompania e tyre Ad Box, e zhvilluar në inkubatorin e Fondacionit të MDA-së, e ka nisur vendosjen e kutive postare dhe hapësirave reklamuese në ndërtesat kolektive, fillimisht në Prishtinë dhe më pas të njëjtën gjë do ta bëj edhe në qytetet tjera anembanë Kosovës. Fillimisht Agoni dhe Fisniku planifikuan vendosjen e emrave në dyert e banesave. Por gjatë zhvillimit të idesë kanë menduar edhe për vendosjen e kutive postare nëpër hyrjet e banesave kolektive. Në mënyrë që kjo punë të jetë e leverdishme pronarët e kompanisë kanë menduar t’i bashkëngjisin hapësirat reklamuese.

Kompania Ad Box poashtu do të kujdeset për mirëmbajtjen e kutive postare.

“Të hyrat e Ad Box do të përbëhen nga hapësirat reklamuese dhe nje pjesë tjetër nga shpërndarja e fletushkave promocionale”, tha Agon Pajaziti nga kompania Ad Box. Ad Box pas shtrirjes nëpër banesat kolektive të Prishtinës, gjatë një periudhe 1-3 vjeçare, do të vazhdoj zgjerimin edhe në qytetet tjera të vendit.

Kompania Ad Box është pajisur me të gjitha lejet, nga shumë kuvende komunale të qyteteve në Kosovë, për vendosjen e kutive postare me hapësirë reklamuese.

REZULTATI

Sukses i jashtëzakonshëm

  • Nga gjithsej 1000 hyrje kolektive që gjenden në Prishtinë, hapesirat reklamuese janë të gatshme për shfrytëzim për 493 prej tyre.
  • Lagjia Ulpiana ka gjithsejt 176 hyrje kolektive me 3520 familje, ku në secilën hyrje janë të vendosura hapësirat reklamuese me kutijat postare. Sipas statistikave tona, promovimi i kompanise tuaj në këto hapësira reklamuse shikohet mesatarisht nga 15.840 individë.
  • Lagjia Dardania ka gjithsejt 175 hyrje kolektive me 4528 familje, me mbulesë prej 25.376 individë.
  • Lagjia Pejton-Qendra ka gjithsejt 142 hyrje kolektive me 2670 familje, me mbulesë prej 12.015 individë.
Top