BAS-Logo-02

Agjensioni për Zhvillim Regjional Veri në bashkëpunim me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC) dhe Fondacionin MDA organizojnë prezantimin e Pakos së Shërbimeve Këshilluese për Biznese (BAS). Kjo ngjarje do të ofroj mundësi për biznese për të rrjetizim si  mundësi për të përfituar njohuri të reja në kuadër të  seminareve të shkurtëra për zhvillimin e NVM-ve të cilat do të prezantohen nga menaxherët e disa prej ndërmarrjeve të suksesshme në Kosovë. Hartimi i pakos dhe kjo ngjarje është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kjo ngjarje do të mbahet me 22 mars 2016 në ora 10:00 në sallën e takimeve të Agjensionit për Zhvillim Regjional – Veri, i cili gjendet në Parkun e Biznesit në Mitrovicën Jugore.

Agjenda:

9:30-10:00 – Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00-10:05 – Mirëseardhja & hapja e ngjarjes

10:05-10:15 – Prezantimi i Pakos BAS (Znj. Rreze Duli, RDA Veri)

10:15-10:30 – Elaborim i shkurtër i Pakos BAS

10:30-12:00 – Folësit

         1. Znj. Linda Shala (Sfidat në biznes nga këndvështrimi praktik)

         2. Faton Sopa (Rritja e biznesit nëpërmjet Marketingut dixhital)

         3. Arben Avdiu (Menaxhimi Financiar)

         4. Lekë Zogaj (Sistemet e Menaxhimit)

12:00-12:30 – Hapja e diskutimit

12:30 – Dreka

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes dërgimit të emailit në: delshani@mda-foundation.org