Agon Shporta April 28, 2017 No Comments

5 Storje suksesi të ndërmarrësve

Nëse dëshironi ta ushtroni detyrën e ndërmarrësit në mënyrën e duhur, këto janë 5 storje të cilat nuk i keni dëgjuar për disa kompani, emrat e të cilëve mesiguri i keni dëgjuar. Read more

Agon Shporta April 21, 2017 No Comments

4 Libra që secili lider duhet t’i lexojë

Njëra nga mënyrat më të mira për t’u rritur si person dhe një lider është leximi. Kohë pas kohe, ne mësojmë që njerëzit më të suksesshëm janë lexues të rregullt të librave. Leximi i vazhdueshëm mundëson të absorbojmë dije, zgjerojmë pikëpamjet, perspektivat tona dhe sfidojmë pikëpamjet e vjetra. Mirëpo jo çdo libër e meriton kohën të cilën ia kushtojmë. Për t’ju dalur në ndihmë gjatë rrugëtimit tuaj për t’u bërë një lider i suksesshëm, këto janë 4 libra që duhet të lexohen. Read more

Agon Shporta April 14, 2017 No Comments

3 Gjëra të cilat një ndërmarrës duhet t’i mësoj për Marketing dhe PR

Është e dukshme që shumë ndërmarrës të rinjë mundohen që të fusten në treg nëpërmjet kanaleve dixhitale. Shumica e këtyre bizneseve udhëhiqen nga njerëz të cilët mund të jenë shitës ose inxhinerë të mirë, por u mungon eksperienca në marketingun dixhital dhe marrëdhëniet me publikun.  Read more

Agon Shporta April 7, 2017 No Comments

10 Veçori të Ndërmarrësve

1. Vendosmëria

Kur vendos të bëhesh një ndërmarrës, është e rëndësishme të caktosh synime shumë të qarta. Në mënyrë që të rrisësh biznesin, të rrisësh shitjet dhe të punësosh punëtorë të rinj, kërkohet që të keni mikro-synime brenda për brenda tyre në mënyrë që të ekzekutohen me sukses. Kjo mënyrë e punës, ndikon në shumë njerëz që ata të tërhiqen nga synimet e të paturit një karrierë si ndërmarrës. Në mënyrë që të jeni të suksesshëm duhet të jeni të vendosur që nga fillimi – madje ende pa filluar. Nëse nuk jeni totalisht të vendosur, atëherë gjasat për t’u shkatërruar nga presioni janë mjaft të mëdha.  Read more

editor1 January 27, 2017 No Comments

6 Histori suksesi që lindën nga dështimi

Dështimi nuk është e kundërta e suksesit. Ia vlen të shmanget, por është veç një hap prapa përgjatë një shtegu shumë më të gjatë e më të rëndësishëm. Të gjithë njihen me dështimin herët a vonë. Ç’është e rëndësishme është si i përgjigjesh dhe çka mëson prej tij.

Merr shembull këto gjashtë histori ndërmarrësish. Historia e secilit përfundon në sukses marramendës, por të gjitha kanë rrënjët në dështim. Janë shembuj të përkryer për të mos ndaluar kurrë së ndjekuri vizionin tënd.  Read more

editor1 January 19, 2017 No Comments

7 mënyra të mrekullueshme për arsimin falas përmes internetit

Vetë–arsimimi është një shtysë shumë e madhe drejt mundësive për ngritje profesionale dhe akademike të së ardhmes. Nuk është gjithmonë e thënë të shpenzojmë që të kemi qasje në mundësitë e ndryshme për arsimim, kur këto mund t’i gjejmë edhe në internet. Më poshtë kemi listuar 7 tituj të internetit që shërbejnë si burim i investimit në edukimin, vetëm duke shfrytëzuar kohën, me pak apo fare para:  Read more

editor1 December 22, 2016 No Comments

Rëndësia dhe teknikat e shitjes

Është shumë e rëndësishme të jesh një shitës i mirë, pa dallim nga ekspertiza e juaj. Gjithmonë ka hapësirë për t’u rritur në rolin e shitësit duke përmirësuar aftësitë e juaja. Egzistojnë shumë burime ku ju mund te gjeni informacione në lidhje me mundësinë për tu përmirësuar në aftësitë e juaja. Blogjet dhe Website-t si: Blog HubSpot, Forbes, Entrepreneruship etj, janë të gjitha vende fantastike për të gjetur informacion të vlefshëm që mund të ju ndihmojnë të aftësoheni dhe të bëheni më efektiv.  Read more

editor1 December 22, 2016 No Comments

Konferencat më të mira për sipërmarrësit

Nëse jeni në kërkimi për të marrë informatat e fundit rreth zhvillimeve në fushën tuaj, konferencat janë vendi i duhur. Konferencat janë të dobishme për sipërmarrësit të cilët kanë për qëllim lidhjen me investitorë të huaj dhe zhvillimin e biznesit. Gjithsesi, zgjedhja e konferencës mund të ju kushtojë shumë kohë duke marrë parasysh opsionet e shumta. Read more

editor1 December 22, 2016 No Comments

10 programet më të mira të akseleratoreve

Akseleratoret për bizneset “start-up” nuk ishin prezent pak vite më pare. Shumë hulumtues e kishin të vështirë të gjenin 10 programet më te mira të akseleratorëve në vitin 2010 dhe 2011 sepse numri i tyre ishte shumë i vogël. Mirëpo, lista e Hochberg dhe Cohen e publikuar nga Forbes në vitin 2015 rendit 10 programet me të mira të akseleratorëve nga gjithsejt 200 programe në Amerikë. Read more

editor1 December 22, 2016 No Comments

Fuqizimi i të folurit në publik

Është statistikë botërore që një nga faktorët më të mëdhenj të të folurit në publik është frika. Megjithatë në mënyrë që ju të ndërtoni një karrierë të sukesshmë është mëse e nevojshme të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë efektive me publikun si me vendimmarrësit kyc, shokët, kolegët potncial, dhe investiturët.

Read more