Agon Shporta April 28, 2017 No Comments

Nëse dëshironi ta ushtroni detyrën e ndërmarrësit në mënyrën e duhur, këto janë 5 storje të cilat nuk i keni dëgjuar për disa kompani, emrat e të cilëve mesiguri i keni dëgjuar.

Pierre Omidyarnë vitin 1995, një programer filloi të nxirrte në ankand gjëra të ndryshme në uebfaqen e tij. AuctionWeb, siç njihej atëherë, ishte një projekt personal, mirëpo, kur trafiku i madh në këtë faqe detyroi që ky projekt personal të ngritet në një biznes, Omidyar u detyrua të fillojë që të fillojë të ngarkojë tarifa për shërbime. Ai madje punësoi një person që të mirret me pagesat. Ky projekt njihet sot si eBay.

 

John Ferolito dhe Don Vultaggio – Në vitet e 70-ta, dy shokë filluan që të distribuonin birra nga bagazhi i nje autobusi të vjetër. Pas dy dekadash, duke e parë se sa Snapple ishte duke shkuar, ata vendosën të provojnë diçka me pijet jo-alkoolike dhe lansuan AriZona Green Tea. Sot, ky produkt është numër 1 në Amerikë dhe distribuohet anë e mbanë botës. Këta shokë, ende janë pronar të ksaj kompanie.

 

Howard Schultz – Një udhëtim në Milano i një të riu që punonte si pjekës kafeje në Seattle, i dha një ide për të bërë espresso të shtrenjëta sikurse në pjesën tjetër të Italisë. Punëdhënësi i tij nuk ishte i interesuar që të hapte kafene, mirëpo u pajtua që të financonte idenë e Schultz-it, madje ia shiti edhe emrin e brendit të tij, Starbucks. Pjesa tjetër? – Besoj e dijmë të gjithë.

 

Phil Robertson – Ishte një djalosh i cili ishte aq i apasionuar në gjueti të rosave, sa që as mundësia e të pasurit karrierë si futbollist profesional, nuk e tërhoqi. Ai filloi një kompani me emrin Duck Commander, më vonë duke e bërë udhëheqës djalin e tij Willy, kështu duke e krijuar njërën nga mbretëritë më të mëdha të medias dhe tregëtisë të njohur si Duck Dynasty.

 

Konosuke Matsushita – Në vitin 1917 në Japoni, në Osaka Electric Light Company një nxënës 23 vjeçar pa edukim forma erdhi me idene që të përmirësohet priza e dritës. Shefi i tij nuk shfaqi interesim, kështu Matsushita, i ri në moshë filloi që të krijojë mostra në bodrumin e tij. Ai më vonë u zgjerua me prodhimin e dritave për biçikleta dhe produkte të tjera elektronike. Matsushita Electric, siç njihej deri në vitin 2008, zyrtarisht ndërroi emrin e kompanisë në Panasonic, e cila sot kushton rreth $66 miliard.

 

Steve Wozniak dhe Steve Jobs – Derisa ishin miq që nga shkolla e mesme, dy stundentë të cilët e kishin lënë universitetin, u ekspozuan në botën e kompjuterëve gjatë kohës sa ishin duke punuar për një vide-lojë për firmën Atari. Njëri nga themelusit të Apple, Ron Wayne, ishte gjithashtu pjesë e Atari. Dhe siç e themi gjithmonë, bota është një univers i mundësive, mirëpo jeta dhe karriera janë të kufizuara, në kuptimin që koha është tejet e limituar që të gjesh atë që kërkon në mënyrë që të bësh shenjën tënde në botë. Është momenti yt. Është e kufizuar kështu që mos e humb atë. Gjej diçka që të pëlqen dhe thjeshtë bëje. Kjo është mënyra se si rruga për t’u bërë një ndërmarrës i vërtëtë, fillon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *