Agon Shporta April 21, 2017 No Comments

Njëra nga mënyrat më të mira për t’u rritur si person dhe një lider është leximi. Kohë pas kohe, ne mësojmë që njerëzit më të suksesshëm janë lexues të rregullt të librave. Leximi i vazhdueshëm mundëson të absorbojmë dije, zgjerojmë pikëpamjet, perspektivat tona dhe sfidojmë pikëpamjet e vjetra. Mirëpo jo çdo libër e meriton kohën të cilën ia kushtojmë. Për t’ju dalur në ndihmë gjatë rrugëtimit tuaj për t’u bërë një lider i suksesshëm, këto janë 4 libra që duhet të lexohen.

1. “Start With Why” nga Simon Sinek
Ky libër fokusohet në një të vërtetë të rëndësishme në biznes: Njerëzit nuk blejnë atë që e bëni, por blejnë arsyen se përse e bëni. Autori shpjegon këtë concept në librin e tij duke gërmuar në përgjigjet e disa pyetje të thjeshta. Njëra nga pyetjet kyçe është se përse disa njerëz dhe organizata janë më inovative, profitabile dhe kanë më shumë influencë se disa të tjera.
Ai gjithashtu pyet se përse shumica qalojnë në përsëritje të suksesit. Nëse e keni problem për të krijuar një vizion afat-gjate dhe udhëzoni parimet gjatë drejtimit të biznesit dhe jetës tuaj, ky libër mund të ju inspirojë që u të shkoni në drejtimin e duhur.

2. “The Dip” nga Seth Godin
Ky libër vërteton që edhe fituesit dorëzohen dhe ata që dorëzohen fitojnë. Seth Godin tregon që “fituesit” dorëzohen shumë shpejtë, derisa angazhohen për një gjë të caktuar.
“Fituesit” janë ata që e kanë parasysh që barriera dhe përfitimet qëndrojnë në proporcion të drejtë, pra sa më e madhe njëra aq më e madhe tjetra. Nëse angazhohesh mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat, do të keni profite, sukses dhe një siguri afat-gjate. Ky libër do t’ju ndihmojë të përcaktoni se a jeni në rrugën për të cilën ia vlenë të investoni kohën dhe talentin tuaj, apo jo.

3. “Essentialism” nga Greg McKeown
Në vend se të provoni për ta kursyer kohën në mënyrë efikase, “Essentialism” ju ndihmon të fokusoheni që ti bëni gjërat e duhura. Kjo nuk ka të bëjë me menaxhimin e kohës apo me përmirësimin e produktivitetit. Autori mundohet që të mësoj një disciplinë sistematike për duke bërë dallimin me ato gjëra që janë absolutisht thelbësore dhe duke eleminuar gjithçka tjetër. Duke synuar “më pak,” ne do të jemi më të fuqizuar të caktojmë prioritete ndërmjet gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishmë në jetët tona, dhe kushtë do të kemi të mundur të japim kontributin më të madh të mundshëm nga vetja drejt këtyre gjërave.

4. Getting Things Done” nga David Allen
Meqë libri është botuar për herë të parë para 15 vitesh, “Getting Things Done” ka arritur të bëhet një doracak se si t’i qasemi detyrave profesionale dhe personale. Ky interpretim i rifreskuar përfshin materiale të reja dhe shton perspektiva të reja në tekstin klasik të autorit, rreth temës për arritjen e efikasitetit maksimal. Allen ofron mjete dhe strategji të rëndësishme se sim und të fokusoni energjinë dhe të menaxhoni rrjedhat e punës, duke përfshirë mënyrat se si mund të kryeni lehtësishtë detyrat, të delegoni në kohë të përshtatshme dhe të shtyeni në kur është nevoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *